
Një person ka vdekur nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 46 raste të reja me koronavirus.
Rastet pozitive kanë rezultuar nga testimi i 1519 mostrave. Shkalla e pozitivitetit është 3.02 për qind.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 187 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 222.371.
Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 1136.



