
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur natën e ndërrimit të viteve, ku një shtetas shqiptar ka qëlluar me thikë nënën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa i riu është arrestuar pas ngjarjes.
Sipas mediave amerikane ngjarja ka ndodhur në Elmwood Park në New Jersey, ndërsa i riu i identifikuar si Emiliano Domi fillimisht pas ngjarjes u arratis, por më pas u arrestua. Nëna e tij është dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ajo është marrë në pyetje nga efektivët e policisë lidhur me ngjarjen, ku ka thënë se në mënyrë të papritur u sulmua nga pas nga djali i saj. Rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se shqiptari ka pasur edhe histori të tjera të dhunës në familje.



