Në tri aksione të ndara, Policia greke ka bllokuar rreth 200 kg kanabis që vinte nga Shqipëria. Aksioni i parë u zhvillua në Patra, ku u kapën 67 kg drogë, ndërsa rasti tjetër u shënua në Janinë, ku policia bllokoi mbi 40 kg. Aksioni i tretë u zhvillua në zonën e Pogonit.



