Sherr në Hamallaj, një 28-vjeçar plagoset me armë zjarri

Sherr në Hamallaj, një 28-vjeçar plagoset me armë zjarri

Një plagosje me armë zjarri është shënuar pasditen e sotme në Hamallaj në Durrës. Një person ka mbetur i plagosur, ndërsa autori i ngjarjes ka arritur të largohet. Policia është vënë në kërkim të tij. Sipas njoftimit paraprak, i lënduari është një 28-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sherri ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. 

 

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin

 

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

 

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin L. R., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën.

 

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy