I dënuar për mashtrim/ Becchetti kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Shkallës së Parë

I dënuar për mashtrim/ Becchetti kërkon pafajësinë, ankimon vendimin e Shkallës së Parë

Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti, i dënuar me 17 vite burg për pastrim parash, evazion, vjedhje me atë të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimi të dokumenteve ka kërkuar sot pafajësinë, duke ankimuar vendimin e Shkallës së Parë.

Ankim kanë dorëzuar edhe të pandehurit e tjerë.

Çështja pritet të regjistrohet në Gjykatën e Apelit, ku ndodhen edhe dy dosje të tjera të Beçhetit, të viteve 2018 dhe 2020 në pritje për shqyrtim.

56-vjeçari u vu në qendër të hetimeve shtatë vjet më parë, kurse pas shumë dorëheqjesh të prokurorëve akuza u përqafësua nga prokrurorët Elizabeta Imeraj, Mirela Cano dhe Leonard Filopati.

Bechetti u akuzua për 4 vepra penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim Dokumentesh”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Sakaq Francesco Becchetti ka fituar një proces në arbitrazh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy