IKMT nis aksionin e prishjes së objekteve në vijën bregdetare të Radhimës (VIDEO)

IKMT nis aksionin e prishjes së objekteve në vijën bregdetare të Radhimës (VIDEO)

Inspektorati Kombëtar i mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot aksionin për prishjen e objekteve në vijën bregdetare të Radhimës.

Është përshkallëzuar situata teksa pronarët e objekteve janë përleshur me policinë e cila së bashku me IKMT ka vijuar sot prishjen e një hoteli 3-katesh ne Radhimë.

 Sipas IKMT kjo ndërhyrje po bëhet nëpër objekte të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit. Ndërkohë ndërhyrje është kundërshtuar nga pronarë të hotelit.

Mësohet me dije se janë 10 objekte që përfshihen në planin e prishjes, kjo pasi ato nuk janë legalizuar dhe janë përjashtuar nga procesi i legalizimit.

Sipas IKMT-së, pronarët janë lajmëruar që javën e kaluar.

Nga ana tjetër, pronarja e hotelit Arleta Havari, tha se hoteli dhe beach-bari janë në proces legalizimi dhe se që prej muajit dhjetor ia ka dhënë me qira një shtetaseje italiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy