33-vjeçari në Tiranë arrestohet për armëmbajtje pa leje, në banesë iu gjetën municione luftarake

33-vjeçari në Tiranë arrestohet për armëmbajtje pa leje, në banesë iu gjetën municione luftarake

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar me iniciale V. S., pasi iu gjet një armë zjarri pa leje në shtëpi.

Bëhet me dije se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë,një krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5., operacioni policor i koduar “Room”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Me armë zjarri në banesë, vihet në pranga 33-vjeçari.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Room”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– V. S., 33 vjeç, banues në Zall-Mner, Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit V. S., në rrugën “Fan Noli”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy