Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Mabe.
Personi, identiteti i të cilit nuk dihet ende, po udhëtonte me biçikletë, në këtë aks rrugor, në momentin që është përplasur nga një automjet. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë shoferi i mjetit, që përplasi për vdekje qytetarin është shoqëruar në polici.



