“Property” u kodua një operacion i policisë së Kavajës, gjatë të cilit u vu në pranga një person për kanosje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Ismail Sopi, 57 vjeç, banues në Kavajë.
57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S., 30 vjeç, për motive pronësie.
Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.
Lidhur me këtë rast, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



