Paratë e përfituara nga veprimtari e paligjshme, kryesisht trafiku i lëndëve narkotike, po kanalizohen nga grupet kriminale në tregun e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, jashtë territorit shqiptar. Nga ana e drejtuesve të këtyre grupeve janë gjendur edhe skema e kalimit të parave, me qëllim anashkalimin e gjurmueshmërisë së tyre.
Rasti i fundit i zbuluar nga SPAK në bashkëpunim me prokurorinë e Veronës, ku vëllezërit Suel dhe Mario Çela kishin ngritur perandori me investime në Itali, për ekspertët tregon edhe shkallën e vështirësisë në identifikimin e formave të investimit.



