Arrestohet i riu që iu bë atentat në Vlorë (VIDEO)

Arrestohet i riu që iu bë atentat në Vlorë (VIDEO)

I plagosuri në atentatin e Vlorës, u arrestua nga policia për armëmbajtje pa lejë. Ines Hajrullait, 25-vjeçarit nga iu bë atentat me tritol në qytetin e Vlorës. I riu ka humbur njërën nga këmbët në spital për shkak të plagëve të rënda të marra nga shpërthimi, ndërsa u transportua në drejtim të spitalit Ushtarak për mjekim më të specializuar.

Pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, policia i komunikuar arrestin në spital për armëmbajtje pa leje. Pistoleta dhe një krehër me fishekë është gjetur në një çante supi brenda automjetit i cili shpërtheu nga 300 gr C4 e cila i ishte vendosur në pjesën e përparme.

Ines Hajrulla është një emër i njohur për policinë e Vlorës pasi ka qenë i arrestuar për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013 dhe për armëmbajtje pa leje jo më larg se një vit më parë, por u la i lirë me vendim të gjykatës.

Ai njihet si djali i një biznesmeni dhe është kushëri i ri i Renato Imerit, i cili u ekzekutua disa muaj më parë me armë zjarri në zonën e Lungomares, por edhe i Endri Çaushit, i ekzekutuar në Durrës para dy vitesh.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy