Arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vjedhje në Vlorë

Arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vjedhje në Vlorë

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë finalizuar me sukses operacionin për kapjen dhe ndalimin e shtetasit D. B., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi nga hetimet ka rezultuar se është autor i disa vjedhjeve dhe tentativave për vjedhje, të kryera gjatë vitit 2025.

më datë 25.02.2025, ka hyrë me forcë në një dyqan në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, ku ka vjedhur disa produkte elektrike;

 po më datë 25.02.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një dyqan në lagjen “Pavarësia 3”;

më datë 23.07.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një magazinë në lagjen “1 Maji”;

më datë 14.08.2025, ka vjedhur materiale të ndryshme me vlerë rreth 3000 euro, në një tjetër magazinë në lagjen “1 Maji”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy