Video/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy rinj në Kukës

Video/ Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy rinj në Kukës

Vihen në pranga nga policia e Kukësit dy persona pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në zbatim për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, në vijim të operacionit policor të koduar “Morina”, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: Oltion Tupi, 32 vjeç dhe Ertigern Tupi, 27 vjeç, banues në Krujë.

Këta dy persona u arrestuan në flagrancë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar kundrejt fitimit, me një automjet furgon tip “Volkswagen”, disa shtetas të huaj, që të kalonin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Kosovës.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy