Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen në afërsi të fshatit Dvoran, në aksin rrugor Korçë-Qafë e Qarrit.
Sipas informacioneve të para nga vendngjarja gazetarja Elsa Xhindole raporton se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, me pasojë dëmtimin e dy drejtuesve të mjeteve.
Siç raporton korrespondentja e MCN nga Korça, përplasja ka qenë aq e fortë sa që njëri prej automjeteve është kthyer përmbys, ndërsa në mjetin tjetër shihet se drejtuesi i mjetit është ende në makinë i bllokuar.
Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.



