
Një person i pajetë është gjetur paraditen e kësaj të marte në pyllin e Divjakës.
Ka qenë një turistë skocez ai që ka konstatuar trupin e pajetë gjatë kohës që kishte dalë për një ecje në atë zonë.
Turisti ka qenë duke ecur në këmbë në hyrje të parkut kombëtar Divjakë Karavasta kur ka parë një burrë të vdekur në anë të rrugës.
Ai ka njoftuar policinë e zonës të cilët po punojnë për identifikimin e personit si dhe zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij.



