Një tjetër turist ka mbetur i plagosur pak minuta më parë në fshatin Gjoçaj, njësia administrative Derjan, në aksin rrugor Kurbnesh-Dukagjin, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Defender.
Kanë qenë banorë të fshatit, të cilët mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes të cilët thanë se 70-vjeçari francez ka pësuar dëmtime në shpatull.
Shumë shpejt është kërkuar transportimi me helikopter, por turisti pas një bisede me ambasadën franceze është shprehur se nuk është e domosdoshme dërgimi i mjetit fluturues.
Sakaq spitali rajonal ka dërguar një ambulancë drejt fshatit malor, ndërsa banorë të fshatit Gjoçaj i janë gjendur pranë turistit dhe po e transportojnë drejt Burrelit.



