Arrestohen dy persona në Vlorë për kultivim bimësh narkotike, sekuestrohet dhe 13 kg kanabis

Arrestohen dy persona në Vlorë për kultivim bimësh narkotike, sekuestrohet dhe 13 kg kanabis

Finalizohet, pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “River”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, duke vënë në pranga dy persona dhe duke shpallur në kërkim një tjetër të dyshuar si bashkëpunëtorë në kultivimin e 213 bimëve kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar nga policia, gjatë vitit 2021.  

Bazuar në të dhëna të siguruara nga inteligjenca informative, për kultivim të bimëve narkotike në zonën e fshatit Mifol, ka vijuar hetimi proaktiv me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “River”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit R. V., 22 vjeç, banues në Vlorë dhe A. Ç., 47 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë, për të cilët, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. A., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë disa muajve të vitit 2021, kanë kultivuar në zona të pyllëzuara të fshatit Mifol, Vlorë, 213 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar me anë të djegies, nga shërbimet e Policisë, gjatë periudhës hetimore. 

Gjatë operacionit, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në një banesë në përdorim nga shtetasi A. Ç., në të cilën kanë gjetur dhe sekuestruar 13 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy