
Një sherr për motive të dobëta mes të miturve, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në Pogradec. Mësohet se dy bashkëmoshatarë rreth 15-vjeç janë përleshur me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjensisë. Në momentin që dy të adoleshentët janë konfliktuar njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark.
Fatmirësisht, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.
Po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.



