
Policia e Durrësit bën të ditur se sot rreth orës 18:25, në rrugën “Martin Camaj”, një automjet me drejtues shtetasin E. L., 20 vjeç, ka goditur këmbësorin Y. K., 69 vjeç.
Si pasojë, 69-vjeçari është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



