Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Maqellarë, Peshkopi. Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga Policia, makina tip “Ford” ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një kanal.
Fatmirësisht, si pasojë e këtij aksidenti nuk janë shënuar të plagosur, por vetëm dëme material. Dalja e makinës nga rruga, burimet thanë se ka ndodhur në vendin e quajtur “Përroi i Melanit”.
Ndrërkohë, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun e aksidentin. Nga hetimet paraprake, policia tha se ka ndodhur si pasojë e rrëshkitjes në rrugë, pasi ka prezencë të ngricave.



