Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e cilësoi skemën e korrupsionit të spitali Onkologjik, më shumë se kaq.

Ai tha se me këtë rast kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, të pajustifikueshëm nga asgjë, që meriton ndëshkim maksimal sepse vendimet e tyre kanë qenë individuale dhe mund të kenë çuar deri në vdekje të pacientëve, duke bërë kështu tregti me jetën dhe vdekjen.
Sistemi dhe individi janë e njëjta gjë, ky debati në Shqipëri jo janë tjetër, më duket një debat i kotë. Në fund të ditës është një mjek që ka një pacient dhe mjeku vendos ti japi gjysmën e dozës këtij pacienti.
Dhe ky nuk mund të thotë më detyroj sistemi të mos ja jap dozën këtij pacienti që po vdes.
Ky është individi, këta njerëz janë kriminel, nuk ka justifikim, sepse vendimi që ka mare ai është ky, ka një njeri që po lufton me jetën dhe vdekjen dhe një mjek të cilit ky njeri i ka besuar ja përgjysmon me vetëdije ilaçin që do ti japi.
Dhe në momentin që ky merr këtë vendim, nuk e ka fajin Edi Rama, Sali Berish, sistemi, kapitalizmi, e ka ky, është vendimi i tij personal dhe çdo lloj zbehje e kësaj përgjegjësie personale është krim.
Këta njerëz janë jo vetëm, kriminal por duke qenë se e kanë bërë bashkë janë grup i organizuar kriminal dhe duhet hetuar si grup i tillë se janë bërë bashkë për të bërë krimin më të rendë, për të bërë tregti me jetën dhe vdekjen e pacientëve në një sistem që prej mijëra vjetësh i beson mjekut shërimit dhe jetën. Tradhtia më e madhe që i bëhet jetës dhe dinjitetit.



