Nga ngjarja e sotme në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë. Burime për MCN bënë të ditur se njëri prej tyre është Eltjon Bodinaku.
Ky i fundit është person i denoncuar për ndërtime pa leje disa herë në vitin 2015. Ai gëzonte mbrojtjen e ministrit Tahiri dhe nuk u procedua kurrë penalisht.
Emri i Bodinakut lidhet edhe me kërcënimin dhe dhunimin e biznesmenit Andrea Zoga, në Tiranë, në vitin 2018.
Në atë kohë, Zoga e identifikoi Bodinakun si një prej personave që e kishin kërcënuar për shkak të një borxhi 10 mijë euro.
Zoga ka thënë se ka kallëzuar në prokurori kur e goditën herë e parë para biznesit të tij, por prokurori Julian Zonja e ka mbyllur çështjen pa e thërritur fare biznesmenin.



