Aksident me pasojë dy persona të vdekur, njeri prej të cilëve shqiptar kanë humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Itali.
Sipas mediave italiane, tre automjete janë përfshirë në aksident, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, përfshirë shqiptarin e identifikuar si Klajdi Malaj 19 vjeç dhe 44-vjeçari italian, Filippo Nettis.

Mësohet se i riu shqiptar raportohet se ka ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit, ndërsa 44-vjeçari ka humbur jetën sapo ka mbërritur në spital.
Grupi hetimor dhe karabinierët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të këtij aksidenti i cili mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë, shpërqendrimi apo kushtet e pafavorshme të rrugës.




