Në Bulqizë temë e ditëve të fundit ka qenë videoja e kryebashkiakut Lefter Alla ku pretendohet se ai konsumon drogë. Disa nga qytetarët thonë se videoja është sajesë politike, ndërsa në institucionin e bashkisë puna ka vijuar normalisht edhe pse kryebashkiaku nuk është paraqitur në zyrën e tij.



