Një mjet tip "Volkseagen" ka marrë flakë në ecje e sipër pasditen e kësaj të marteje në lagjen nr. 16, Korçë.
Bëhet me dije nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në njoftimin e policisë thuhet: Korçë/Informacion paraprak
Më datë 23.01.2024, rreth orës 16:09, në lagjen nr. 16, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin tip "Volkseagen", në përdorim të shtetasit B. M., i cili ka qenë në ecje e sipër. Si pasojë, nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



