Sekuestrohen kokainë dhe kanabis gati për shitje, arrestohen dy persona në Fier

Sekuestrohen kokainë dhe kanabis gati për shitje, arrestohen dy persona në Fier


Dy persona janë arrestuar në Fier pasi shpërndanin lëndë narkotike, kokainë dhe kanabis, ndërsa u kapën në momentin që po përgatiteshin t’i shisnin.

 

Policia sekuestroi sasi kokaine dhe kanabisi, të ndara në qindra doza, të gatshme për shitje.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Flagranca”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit T. F., 26 vjeç, dhe A. H., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Grabian, Divjakë.

 

Nga hetimet dyshohet se ata siguronin lëndë narkotike në sasi të konsiderueshme, të cilën më pas e ndanin në doza dhe e shpërndanin në zona të ndryshme.

 

Policia ndërhyri pasi siguroi informacion, duke i kapur në flagrancë në fshatin Grabian, teksa lëviznin me automjet dhe posedonin lëndë narkotike të ndarë në doza, gati për shitje.

 

Gjatë kontrolleve në automjet dhe banesa u sekuestruan dhjetëra doza të tjera kokaine dhe kanabisi, së bashku me një automjet, një grirëse për përpunimin e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe tre aparate celularë.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy