Fier, Prokuroria i sekuestron një personi dhe familjarëve të tij 1 milion euro pasur

Fier, Prokuroria i sekuestron një personi dhe familjarëve të tij 1 milion euro pasur

Një personi në Fier dhe familjarëve të tij i janë sekuestruar 1 milionë euro pasuri. Bëhet fjalë për 21 pasuri, mes tyre apartamente, dyqane, tokë, garazh dhe aksionet e një shoqërie tregtare, të cilat dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier sekuestroi mbi 1 milionë euro pasuri të shtetasit, Nikolin Gjolena, dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.5 të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit Nikolin Gjolena, dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier paraqiti në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, kërkesën për sekuestrimin e pasurive së këtyre shtetasve. Më konkretisht sekuestrimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:

1. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;

2. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 60,5m2, Plazh/13, Durrës;

3. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 62m2, Plazh/13, Durrës;

4. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6m2, Plazh/13, Durrës;

5. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2m2, Plazh/13, Durrës;

6. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70m2, Plazh/13, Durrës;

7. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5m2, Plazh/13, Durrës;

8. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8m2, Plazh/13, Durrës;

9. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76m2, Plazh/13, Durrës;

10. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165m2, Plazh/13, Durrës;

11. Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60m2, Plazh/13, Durrës;

12. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.27, me sipërfaqe 75.7 m2, Tiranë;

13. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103.2 m2, Tiranë;

14. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.44, me sipërfaqe 80.6 m2; Tiranë;

15. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;

16. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, , Tiranë;

17. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;

18. Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr.6/319/ND, me sipërfaqe 115.8 m2, Tiranë.

19. Pasuri e llojit “apartament”, me nr.3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, , Tiranë.

21. Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy