Pacienti në spitalin e Gramshit hidhet nga kati i katërt, transportohet te Trauma

Pacienti në spitalin e Gramshit hidhet nga kati i katërt, transportohet te Trauma

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në spitalin e Gramshit, ku një pacient është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për Hekuran Llapushin, 65 vjeç,  i cili ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji.

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në  Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy