Punëtori i huaj humbi jetën nga rënia nga lartësia, arrestohet inxhinieri i ndërtimit, në kërkim dy të tjerë

Punëtori i huaj humbi jetën nga rënia nga lartësia, arrestohet inxhinieri i ndërtimit, në kërkim dy të tjerë

Humbja e jetës së një punëtori të huaj ndërtimi një ditë më parë, ka vënë në pranga inxhinierin e firmës dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Efektivët e komisariatit Nr. 2 në Tiranë, arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier i një firme ndërtimi.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, me detyrë administrator i firmës, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi i huaj V. N., 47 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Aktualisht po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, ndërkohë që hetimet për ngjarjen janë në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy