
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Liqeni’, ku janë përplasur dy mjete.
Për pasojë ka humbur jetën një grua shtatzënë, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë.
Mësohet se viktima është Majlinda Troka, rreth 27 vjeçe, në muajin e shtatë të shtatzënisë.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i një prej mjeteve. Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.



