Flori dhe argjend kontrabandë në portin e Durrësit, nën hetim dy persona

Flori dhe argjend kontrabandë në portin e Durrësit, nën hetim dy persona

Goditet në portin e Durrësit një rast i tentativës për të futur në Shqipëri, pa deklaruar, sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, duke proceduar penalisht dy drejtuesit e autobusit ku u gjetën sendet.

Në bazë të analizës së riskut dhe si rezultat i përdorimit të metodave bashkëkohore të kontrollit, që po kryhen në zbatim të planit operacional të përbashkët të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe Ambasadës së Mbretërisë të Bashkuar në Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës goditën në hyrje të Republikës së Shqipërisë, një rast të tentativës për të futur në Shqipëri, pa deklaruar, sende me vlerë.

Nga kontrollet në vijë të dytë, në autobusin që kishte drejtues të parë dhe të dytë, përkatësisht shtetasit E. N., 34 vjeç dhe F. R., 37 vjeç, u gjet një sasi bizhuterish floriri dhe argjendi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për të dy këta shtetas, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Në vijim, si rezultat i hetimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi M. T., 59 vjeç, i cili dyshohet se do të priste bizhuteritë në Shqipëri. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy