Transportonin aksesorë dhe pajisje makinash kontrabandë, arrestohet një person, procedohet një tjetër

Transportonin aksesorë dhe pajisje makinash kontrabandë, arrestohet një person, procedohet një tjetër

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 29-vjeçar me iniciale A. P., dhe ka proceduar në gjendje të lirë 38-vjeçarin me iniciale E.K., pasi transportonin aksesorë dhe pajisje makinash të kontrabanduara.

Në vendin e quajtur "Vija e ngjalës", policia ka ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. K., të cilët ishin duke transportuar aksesorë dhe pajisje makinash, me vlerë 400.000 lekë të rinj, të cilat ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe do të shiteshin në qytetin e Fierit.

Njoftimi i policisë: Fier, Finalizohet operacioni policor i koduar "Aksesorë", për goditjen e kontrabandës me mallra.

Transportonin aksesorë dhe pajisje makinash të kontrabanduara, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Aksesorë". 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në vendin e quajtur "Vija e ngjalës", automjetin me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. K., të cilët ishin duke transportuar aksesorë dhe pajisje makinash, me vlerë 400.000 lekë të rinj, të cilat ishin të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës dhe do të shiteshin në qytetin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy