
Një grua 67-vjeçare u gjet e vdekur sot në lagjen nr.1 të Pogradecit.
Sipas policisë, viktima është I.Ç. dyshohet që gruaja është hedhur nga pallati, pasi nga këqyrja që policia kreu në trupi e saj konstatoi dëmtime trupore dhe thyerje të gjymtyrëve të poshtme.
Sipas deklarimeve para uniformave blu të bashkëshortit të gruas, ajo vuante nga depresioni dhe ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.
Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen.



