Pranga 20-vjeçarëve lezhjanë, iu gjet drogë në makinë

Pranga 20-vjeçarëve lezhjanë, iu gjet drogë në makinë

Dy të rinj nga Lezha janë arrestuar nga policia pasi në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjet një sasi lënde narkotike. Policia njofton se të arrestuarit janë Pashk Biba, 20  vjeç, banues në Lezhë si dhe Zef Boçi, 20 vjeç, banues në Lezhë. 

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC, ka lëndë narkotike, janë organizuar shërbimet ku u bë e mundur ndalimi i mjetit me drejtues shtetasin Pashk Biba  dhe pasagjer shtetasin Zef Boçi. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me targa AA 360 FC, në pjesën e bagazhit u gjet një çantë ku brenda saj kishte 5 qese me lëndë narkotike,  me peshë  rreth 2.5 kg Cannabis Sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuetruan 2.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa- si dhe u bllokua mjeti tip”Ford”, me targa AA 360 FC. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy