Digjet makina e nënkryetares së Leposaviçit, Dragana Miletiç

Digjet makina e nënkryetares së Leposaviçit, Dragana Miletiç

Një makina është djegur në mbrëmjen e së martës në veri të Kosovës, në qytetin e Leposaviçit.

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Veriun, Veton Elshani, i cili thotë se bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviçit, Dragana Miletiç.

Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët. Arsyet ende nuk dihen.

Edhe mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për veturën e nënkryetares, Miletiç.

Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiç, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.

Dragana Miletiç, është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, komunë kjo e cila tash drejtohet nga Lulzim Hetemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy