Vodhi një shumë parash në dyqan, kanosi punonjësen me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Vodhi një shumë parash në dyqan, kanosi punonjësen me thikë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqan, duke kanosur punonjësen me thikë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve dhe identifikimin e autorëve, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tools”, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim B. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

 

Ky shtetas dyshohet se më datë 01.04.2026, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ka vjedhur xhiron ditore të një dyqani, duke kanosur me thikë punonjësen e subjektit.

 

Gjatë operacionit janë sekuestruar thika e dyshuar e përdorur në ngjarje, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

 

Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy