Zbardhet pas një viti ngjarja në Kurbin/ 51-vjeçari humbi jetën pasi ra në kanal pas një konflikti verbal, arrestohet një person

Zbardhet pas një viti ngjarja në Kurbin/ 51-vjeçari humbi jetën pasi ra në kanal pas një konflikti verbal, arrestohet një person

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarje e ndodhur më datë 18.08.2022 ku në një kanal afër banesës së tij, është gjetur nga familjarët, shtetasi Y. T. i cili disa orë më pas ka humbur jetën në spital.

Bëhet me dije se në prangat e policisë ka rënë një 59- vjeçar me iniciale I.L pasi nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Y. T., ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësore.

Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia".

Njoftimi: Kurbin / Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin ku në një kanal afër banesës së tij, është gjetur nga familjarët, shtetasi Y. T. i cili disa orë më pas ka humbur jetën në spital.

Vihet në pranga një 59-vjeçar, pasi nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Y. T., ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin, ku në një kanal afër banesës së tij, nga familjarët e tij, është gjetur me shenja jete shtetasi Y. T. 51 vjeç, i cili pas dërgimit në spital ka humbur jetën.

Bazuar në prova, u bë ndalimi i shtetasit I. L. 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për veprën penale "Vrasje nga pakujdesia".

Nga hetimet ka rezultuar se,  shtetasit Y. T. dhe I.L. ishin konfliktuar verbalisht me njëri - tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti shtetasi Y. T.  ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi I.L., është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy