Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, nën akuzën se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur. Sipas burimeve zyrtare, në pranga është vënë shtetasi me inicialet K. A, banues në fshatin Perlat.

Shtetasi me iniciale K.A banues në fshatin Perlat Durrës akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njoftoi policia. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, një grup hetimor është ngritur në Policinë e Durrësit për hetimin e këtij rasti dhe se është marrë dëshmia e të miturës së ngacmuar dhe familjes së saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy