Banorët e Thethit protestojnë kundër prishjes së ndërtimeve në zonë

Banorët e Thethit protestojnë kundër prishjes së ndërtimeve në zonë

Banorët e fshatit turistik të Thethit protestojnë kundër prishjes së ndërtimeve në zonën e tyre.

Siç njofton korrespodenti i MCN nga Shkodra, ata kanë marrë njoftim se IMT e bashkisë Shkodër dhe IKMT do të prishin ndërtimet pa leje.

Banorët dolën në pritje të IMT dhe IKMT në rrugën e Qafë Thores por ardhja e inspektoreve pas kësaj proteste është anuluar.

Banoret e Thethit shprehen se janë ndër shekuj banore dhe pronarë të tokave ku kanë ndërtuar bujtinat e tyre.

 Ata e cilësojnë plotësisht të padrejtë prishjen e ndërtimeve që është bërë me mund nga ana e tyre.

Banoret kërkojnë që të ulen në bisedime dhe të gjendet një zgjidhje për pajisen me certifikata pronësie dhe të mos prishen ndërtimet sepse do të sillte shkatërrimin e këtij fshati turistik që vizitohet nga mijëra turistë në verë por tashmë edhe gjatë muajve të dimrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy