Një punonjës i ALUIZNI-t në Elbasan është goditur me sende të forta. Nuk është e qartë se pse ka nisur konflikti, por policia bën të ditur se ka ndaluar autorin Agim Islami 51 vjeç, banues në fshatin Kusarth.
“Ndalimi i tij u bë pasi në fshatin Kusarth për shkak të detyrës dyshohet të ketë goditur me sende të forta punonjësin e Drejtorisë Rajonale të Aluizmit në Elbasan, shtetasin M.Ç, 60 vjeç banues në Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.



