Një person është arrestuar këtë të shtunë nga Policia e Kavajës, nën akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme. Policia bën të ditur se shtetasi F. B., ndezi zjarr, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe u rrezikuan pronat përreth.
Sipas policisë, është njoftuar për një vatër zjarri, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit F. B., banues në këtë fshat.
Shtetasi F. B., kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe janë rrezikuar sipërfaqe të tjera toke dhe banesat përreth.



