Vrasja e dyfishtë në Pejë/ Kandidatët e PDK-për kryetar komunash, vranë njeri-tjetrin

Vrasja e dyfishtë në Pejë/ Kandidatët e PDK-për kryetar komunash, vranë njeri-tjetrin

Vrasja e mbrëmshme në Pejë ka tronditur gjithë Kosovën, meqë viktimat janë të dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë.

Njëri kandidat për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj dhe tjetri ish-kandidat për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, teksa i plagosuri rezultoi të jetë vëllai i Ademajt.

Mediat në Kosovë raportojnë se në vendin e ngjarjes kanë dalë tashmë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj dhe Prokurorja e Rastit, Valbona Haxhosaj.

Përveç Kryeprokurorit dhe prokurores në vendin e ngjarjes shihen numër i madh i hetuesve policor.

Raportohet se të mërkurën mbrëma, dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, pas një konflikti, janë gjuajtur me armë zjarri ku dhe kanë mbetur të vdekur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20: 20, afër Shkollës së Mesme “Ali Hadri”.

Pas patrullimi në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dy revole dhe disa fishekë, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë aktit.

Lidhur me ngjarjen, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka treguar se familja Ademaj kishte probleme të mëhershme me familjen Kadrijaj dhe sipas informatave jozyrtare, të dy viktimat janë takuar sonte për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet e mëhershme.

Muhaxheri nuk ka dhënë detaje se çfarë problemesh kanë pasur, por që ka thënë se kjo nuk ndërlidhet me motive politike.

“Është një rast tragjik që ka ndodhur në qytetin e Pejës, janë vrarë dy djem të rinj. Nga informatat e para që i kemi ka qenë një konflikt momental, por që ka qenë edhe më i hershëm dhe ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së vëllezërve Ademaj. E kanë pasur një konflikt të më hershëm dhe sonte janë takuar për të zgjidhur problemet mes tyre. Kanë qenë në lokalin e familjes Ademaj”, ka thënë Muhaxheri.

Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një komunikate ka thënë se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës. PDK ka bërë të ditur se pas rastit tragjik në Pejë, ka pezulluar aktivitetet politike për ditën e sotme.

Pas ekzaminimit në spital, i plagosuri është lëshuar, por ka vazhduar të mbahet nga policia.

Megjithat dshmitart kanë thënë se dy të vdekurit kishin pasur probleme gjatë ditës së mërkurë, sipas tyre, për shkak të disa mospajtimeve për zgjedhjet komunale dhe çështjen e tërheqjes së shortit për renditjen e partive.

Ndryshe, për vrasjen e dyfishtë në Pejë kanë reaguar liderët e institucioneve dhe partive politike, duke kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhet rasti sa më shpejt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy