Mali i Zi lejon hyrjen në kufi pa testin Covid

Mali i Zi lejon hyrjen në kufi pa testin Covid

Për të hyrë në Mal të Zi nuk do të jetë e detyrueshme më bërja e testit antiCovid.

Ministrja e Shëndetësisë, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha sot se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt. Boroviniç Bojoviç tha se do të hiqet edhe ndalesa për trafikun midis qyteteve të Malit të Zi, gjatë fundjavave.

Ky lehtësim masash vjen edhe pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në këtë vend me mbi 620,000 banorë, aktualisht është 9,595. Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar, Mali i Zi ka konfirmuar gjithsej 52,819 raste me koronavirus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy