Gazetari Besmir Pula dha në edicionin e lajmeve në MCN TV të tjera detaje mbi breshërinë e plumbave me të cilat u qëllua fasada e “CFO Pharmës”.
Pula bën me dije se pronari i biznesit ka deklaruar para grupit hetimor se nuk ka konflikte.
Po ashtu kamerat e sigurisë kanë fiksuar një automjet që afrohet në afërsi të godinës, nga ku është qëlluar me automatik në drejtim të “CDO Pharmës”.
“Pistat ku janë bazuar hetuesit, është ajo e konkurrencës dhe konflikteve të mundshme që mund të ketë pasur pronari i biznesit me persona të tjera. Përpara grupit hetimor pronari ka mohuar që të ketë pasur konflikte, duke deklaruar s’e nuk kam konflikt me askënd dhe s’kam dijeni kush mund të ketë qëlluar. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një automjet që afrohet në afërsi të godinës. Vjen nga zona e Kthesës së Kamzës në drejtim të rrugës dytësore. Për disa momente ndalon, qëllon nga brenda makinës, njëri nga dy personat, dy autorët që ende s’janë identifikuar. Menjëherë pas breshërisë së plumbave largohen në drejtim të Vorës. Është qëlluar me 32-33 plumba, ndërsa policia ka sekuestruar në vendngjarje 12 gëzhoja. Dyshohet se është qëlluar me automatik nga brenda makinës. Ngjarja është raportuar me 6 orë vonesë”.



