
Një 45-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Durrësit pasi dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten.
Pas denoncimit të marrë nga gruaja me banim në lagjen nr.18 të Durrësit, policia është vënë në lëvizje duke gjetur një automatik “Kallashnikov” si edhe një thikë.
“Shtetasi E. Ll. ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe gjatë ndërhyrjes së Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua ,në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak dhe 1 armë e ftohtë (thikë). Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”, njofton policia.



