
Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje në Elbasan, ku një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe e ka kanosur me armë.
Pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P., se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, uniformat blu kanë ndërhyrë duke prangosur të dyshuarin.
Nga ana e efektivëve të policisë u bë ndalimi i Luan Pjetri, 44 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



