
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë regjistruar 780 raste pozitive dhe kanë humbur jetën dy persona.
Numri i të infektuarve vjen nga 2 mijë e 279 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1 mijë e 562 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 7 mijë e 221 persona.



