Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë, arrestohet punonjësi i OSHEE

Shpërdoroi detyrën duke vjedhur energjinë, arrestohet punonjësi i OSHEE

Një person me detyrë elektricist ka përfunduar në prangat e policisë pasi duke shfrytëzuar pozicionin e tij të punës ka vjedhur energji elektrike, teksa ushtronte aktivitet tregtar të paregjistruar në organet tatimore.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 61-vjeçarin me inicialet A. Sh., banues në Tepelenë, me detyrë punonjës i OSHEE Tepelenë.

Elektricisti u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe u gjet një ambient në të cilin ushtronte aktivitet tregtar (rrobaqepësi) të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Ushtrim aktiviteti i paregjistruar në organet tatimore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy