
Një 21-vjeçar, nga Bangladeshi, është arrestuar nga Policia sot në Kakavijë, pasi u kap duke ndihmuar shtatë emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Ai u ndalu në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300 euro që u merrte secilit për person.
I riu me inicialet S.I u arrestua nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



