Një operacion policor është duke u zhvilluar në Vlorë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë. Sipas burimeve paraprake, deri më tani janë shoqëruar disa persona, ndërsa aksioni vijon ende në terren.
Aktualisht nuk ka ende njoftim zyrtar mbi natyrën e operacionit, numrin e saktë të të ndaluarve apo veprat penale që po hetohen. Megjithatë, sipas burimeve nga Policia e Vlorës, deri tani janë ndaluar 5 persona, të dyshuar për armëmbajtje pa leje.
Hetimet dhe kontrollet në terren vijojnë, ndërsa pritet një njoftim zyrtar në vijim nga autoritetet.



